
Shpesh herë të rinjtë e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partnerët e tyre. Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet e veprimet e dhunshme drejt tyre.
Një rast i tillë raportohet të ketë ndodhur ditë më parë në Vushtrri, ku një burrë ka kërcënuar ish të fejuarën e tij. 26-vjeçarja ka vendosur që sot ta denoncojë rastin në Polici, duke deklaruar se i dyshuari të premten i kishte shkuar në shtëpi duke i kërkuar që të ribashkohen. Po ashtu ajo ka thënë se sa ishin të fejuar vazhdimisht ka përjetuar dhunë psikike e fizike nga ai.
Ajo madje ka bërë të ditur se ka pranuar edhe mesazhe përmes telefonit me përmbajtje kërcënuese.
Sinjali mëson se njësitet policore janë vënë në lëvizje që të kapin personin e dyshuar, por që i njëjti ende nuk është gjetur.
Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar ‘Kanosje’, teksa veprimet tjera ligjore do merren posa të intervistohet i dyshuari.








