
Një qytetar nga Mitrovica ka vdekur gjatë ditës së sotme në qytetin bregdetar të Velipojës, mëson Mitropol.
”Mitropol” ka konfirmuar nga burime të afërta familjare se tashmë i ndjeri kishte shkuar në Shqipëri për pushime, por për fat të keq gjeti vdekjen atje.
Trupi i të ndjerit pas obduskionit pritet të sjellet në Mitrovicë sa më parë që të jetë e mundur./Mitropol/







