Aurora Group
02LAJME

Inspeksioni gjobit marketin INTEREX pas raportimit të “Mitropol” për produkte me afat të skaduar

Pak minuta më parë “Mitropol” raportoi se marketi INTEREX në Mitrovicë po shiste produkte me afat të skaduar.

Nga fotografitë që një nga konsumatorët e ka dërguar në redaksi të “Mitropol”, shihej se në raftet e marketit po shitej produkti “Kek zemre me sheqer glazurë” me afat të skaduar.

Tripika

Në paketimin e produktit shihej se afati i tij ka skaduar dje më 14 korrik, mirëpo marketi vazhdon që të njejtin t’ua shes konsumatorëve nga Mitrovica.

Madje, ky produkt shitej me çmim “Aksion”, nga 1,99€ në 1,69€.

Por, pas raportimit të “Mitropol” i menjëhershëm ishte reagimi i inspeksionit komunal të Mitrovicës.

Inspektorët komunal dolën në vendngjarje dhe obliguan marketin t’i largojë produktet nga rafti si dhe u zotuan të ndërmarrin masa administrative.

Drejtori i Inspeksionit, Valon Brahimi tha se inspektorët komunal kanë dalë në vend të ngjarjes dhe gjatë inspektimeve kanë konstatuar parregullsitë e sipërcekura.

”Me këtë rast inspektorët kompetent kanë larguar nga shitja mbi 25 pako te produkteve gran-pick dhe kanë proceduar tutje me zbatimin e procedurave ligjore!”, theksoi Brahimi.

Ky është postimi i plotë i tij:

Qytetarë të nderuar

Në këto momente inspektorët komunal po zhvillojnë visita inspektues. Kjo si rrjedhoj e ankesave të vazhdueshme nga konsumatorët se në njërën nga qendrat tregëtare në qytetin tonë po shiten produkte me afat të skaduar Inspektorët komunal kanë dalë në vend të ngjarjes dhe gjatë inspektimeve kanë konstatuar parregullsitë e sipërcekura! Me këtë rast inspektorët kompetent kanë larguar nga shitja mbi 25 pako te produkteve gran-pick dhe kanë proceduar tutje me zbatimin e procedurave ligjore! Drejtoria e Inspekcionit soguron qytetarë që do të kujdeset maksimalisht 24/7 për mbrojtjen e konsumatorit dhe shëndetin e qytetarëve në përgjithësi!

Koha