Aurora Group
02LAJME

Pastrohen lumenjtë “Trepça” dhe “Lushta”, në Mitrovicë

 

Gjatë ditës së sotme janë pastruar lumenjtë “Trepça” dhe “Lushta”, shkruan Mitropol.

Active

Këto dy lumenjë janë pastruar pasi të njejtat ishin të mbushura me mbeturina.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori Egzon Sadiku, përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Pas minierës së Trepçes, lumenjtë janë pasuria e dytë më e vlefshme e qytetit tonë të Mitrovicës.

Me kërkesë të qytetarëve drejtuar nënkryetarit Arian Tahiri, për pastrimin e lumenjve Trepça dhe Lushta, sot, DMMP së bashku me KRM “Uniteti” dhe drejtorin Gazmend Morina kemi ndërmarrë iniciativë për pastrimin e këtyre dy lumenjve.

Si institucion apelojmë tek qytetarët që të mos hedhin mbeturina në lumenj dhe përreth tyre pasi që shumë herë janë pastruar dhe përsëri janë kthyer në pikën zero 🛑

Vetëm së bashku për pasuritë tona natyrore dhe mjedisin 💚🌊

Koha