
Një aksident i çuditshëm trafiku ka ndodhur sot në Mitrovicë, shkruan Mitropol.
Një veturë pikap ka përfunduar jashtë rrugës duke rënë mbi një makinë të parkuar në parking të marketit INTEREX.
Nuk raportohet për të lënduar nga aksidenti.
”Qyteti i Mitrovicës” ka siguruar edhe videon e kësaj ngjarjeje.








