Aquapark 1
02LAJME

Vëllai denoncon dhëndrin në Polici, thotë se po ushtron dhunë ndaj motrës së tij në Mitrovicë

Mbrëmë në fshatin Broboniq të Mitrovicës ka ndodhur një rast i dhunës në familje. Rasti është denoncuar në Polici nga vëllai i gruas.

Mësohet se denoncuesi e ka raportuar dhëndrin në Polici, nën dyshimet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Dukato 1

Posa Policia ka marrë informacionin për rastin, palët e përfshira janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin.

I dyshuari, që është përballur me denoncimit kundër tij, ka deklaruar para zyrtarëve policorë se nuk e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, por vetëm kanë pasur fjalosje mes vete.

Koha