Medi
02KOSOVËLAJME

E konfirmon Policia: Banorët e dy shtëpive janë evakuuar nga fshati Zasellë

Flakët e mëdha në Cërnushë kapluan edhe tokat e fshatrave Zasellë e Kçiq i Madh dje.

Zjarri që nisi rreth orës 15:10, vazhdoi tërë ditën deri sa KFOR-i ndërhyri me helikopter, por që nuk arriti ta ndalte zjarrin i cili u riaktivizua gjatë natës.

Premium Store

”Mitropol” raportoi ekskluzivisht dje se dyshimet e para për shkaktarët e zjarrit rëndojnë mbi pjesëtarët e KFOR-it polak.

Të njejtit dyshohet se pas ushtrimeve me mjete piroteknike në koshat e plehrave nuk u kujdesën që shkënditë e tyre të mos kërcejnë në fushat me bar të thatë, gjë që djegu shumë hektarë tokë.

Por, sipas Policisë, pylli u dogj në rrethana të panjohura, duke shkaktuar edhe evakuimin e banorëve të dy shtëpive në fshatin Zasellë, por për fat të mirë, nuk raprotohet për të lënduar.

“Raportohet se në rrethana të panjohura është kapluar nga zjarri një pjesë e pyllit ku zjarri kishte rrezikuar edhe disa shtëpi në fshatin Zasellë”, thonë Policia.

“Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet e zjarrfikësve, FSK-së dhe KFOR-i me helikopter. Zjarri është lokalizuar pjesërisht por vazhdon në përmasa më të vogla. Nuk raportohet për të lënduar.”, thuhet tutje në raportin policor.

”Mitropol” dje ndodhej në Cërnushë dhe raprotoi LIVE nga vendi i ngjarjes.

Koha