Premium Store
02LAJME

Biblioteka e qytetit ’e zhytur’ në ujë pas shiut të javës së kaluar, Komuna në gjumë

Biblioteka e Mitrovicës në objektin e ri në Qendrën Multifunksionale “Omni Sport” po pluskon nga uji.

“Mitropol” raportoi për këtë gjendje dy ditë më parë, mirëpo siç mëson portali askush nuk ka shkuar për intervenim dhe sanim të dëmeve, me ç’rast nxënësit po detyrohen të mësojnë nëpër korridoret e objektit nën tinguj të zhurmës e lëvizjeve të shumta.

Dukato 1

Kjo gjendje e mjerueshme e këtij tempulli të dijes nuk po i bën përshtypje fare Komunës së Mitrovicës, ani pse, muaj më parë, nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, kishte vizituar ambientet e bibliotekës së qytetit “Latif Berisha”, ku kishte theksuar se arsyeja e vizitës ishte që të njoftohej më shumë lidhur me kushtet e punës që biblioteka e qytetit ofron për lexuesit e Mitrovicës.

Mejreme Xhemajli, në cilësi të përgjegjëses së bibliotekës, kishte treguar se ndonëse biblioteka është e vendosur në një objekt të ri e modern, nuk ka kushte të mira si vend pune.

Nuk dihet nëse Komuna ka në plan t’i përgjigjet kërkesave të studentëve për rregullim të dëmeve dhe rikthim të objektit në gjendjen e mëparshme./Mitropol/

Active 1