Dukato 2
02LAJMESHNETA

Jep dorëheqje drejtori mjekësor në Spitalin e Mitrovicës

Drejtori mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, Naser Jashari ka vendosur të dorëhiqet nga kjo pozitë.

Një javë më parë ai ka dorëzuar dorëheqjen e tij tek menaxhmenti i spitalit.

Pellini

Sipas tij deri tek dorëheqja erdhi për shkaqe shëndetësore përderisa mohoi se mbi të është ushtruar presion nga ana e menaxhmentit të spitalit regjional.

“Jo. Kurrë nuk kam pas presion përkundrazi kam pas raporte të shkëlqyera me drejtoreshën (e spitalit Luljeta Zhubi). Arsyeja kryesore është arsyeja shëndetësore dhe të tjerat janë personale mirëpo nuk ka të bëjë aspak me presion ose dicka tjetër”, bënë të ditur ai.

Dorëheqja e mundshme e doktorit në fjalë do të jetë humbje e madhe për Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës në veçanti për qytetarët mitrovicas që kërkojnë trajtim mjekësor.
Aquapark 2