
Drejtori mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, Naser Jashari ka vendosur të dorëhiqet nga kjo pozitë.
Një javë më parë ai ka dorëzuar dorëheqjen e tij tek menaxhmenti i spitalit.
Sipas tij deri tek dorëheqja erdhi për shkaqe shëndetësore përderisa mohoi se mbi të është ushtruar presion nga ana e menaxhmentit të spitalit regjional.
“Jo. Kurrë nuk kam pas presion përkundrazi kam pas raporte të shkëlqyera me drejtoreshën (e spitalit Luljeta Zhubi). Arsyeja kryesore është arsyeja shëndetësore dhe të tjerat janë personale mirëpo nuk ka të bëjë aspak me presion ose dicka tjetër”, bënë të ditur ai.

Duhet theksuar se Dr. Naser Jashari ka në pronësi një ordinanc private të otorinolaringologjisë. /Mitropol/








