Dukato 2
KOSOVËLAJME

Inspektorati Policor kthen përgjigje për policin që ngacmoi seksualisht infermieren në vendin e punës

Me datë 22 korrik zyrtari policor Iljaz Fejzullahu ka ngacmuar seksualisht një infermiere në QKMF të Podujevës.

I njëjti dyshohet se e mbajti të mbyllur me forcë brenda zyrës së saj, mjeken e QKMF-në.

Medi

Për rastin në fjalë MITROPOL kishte raportuar ekskluzivisht duke e bërë publik edhe emrin e zyrtarit policor.

Ndonëse kishte ndodhur ngacmimi seksual, Policia e Kosovës në vend se ta pezullonte nga puna zyrtarin, atë e kishte transferuar në qendrën në Prishtinë.

Për këtë çështje ka pasur reagime deri tek inspektorati policor të cilët më në fund kanë kthyer përgjigje.

“Duke ju referuar kërkesēs suaj ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës, përkatësisht Departament i Hetimeve me datë 22.07.2022, ka pranuar njoftimin nga Policia e Kosovës se një qytetar ka raportuar një rast të ngacmimit ndërsa i dyshuar në këtë rast ishte një zyrtar policor i cili shërben në Stacionin Policor Podujevë – DRP Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Pas raportimit të rastit, Inspektorati policor kishte nisur hetimet ndaj zyrtarit policior të Podujevës.

“Me të pranuar njoftimin e lartcekur, hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore në kuadër të autorizimeve ligjore dhe konsultave me prokurorin kompetent”, thuhet më tej në përgjigjen e tyre.

I njejti rast është hapur edhe në prokurori bën të ditur Mitropol.

“Pas këtyre veprimeve, IPK ka përcjellë në prokurori një raport informues dhe sipas udhëzimeve nga prokuroria, në mungesë të elementeve të veprës penale i njëjti rast do të procedohet në Drejtorinë për hetim të brendshëm të Policisë së Kosovës, për hetim të mëtejmë administrativ/disiplinor”, thuhet më tej në përgjigjet e IPK-së.

Kështu, zyrtari policior si masë ndëshikimi lidhur me ngacmimin e mjekës kishte marrë vetëm ndërrimin e vendit të punës.

Ai është transferuar nga Stacionin Policor i Podujevës, në stacionin Qendra në Prishtinë.

Ndërsa nga QKMF në Podujevë theksuan se rasti duhet hetuar nga organet kompetente.

Aquapark 2