Mitrovicasit kërkojnë tu ndërtohet objekti i shkollës së muzikës, Bedri Hamza në udhëkryq, a do t’ua plotësojë këtë kërkesë

Ishte muaji mars i vitit 2022 kur Komuna e Mitrovicës kishte rrënuar objektin e ish shkollës së muzikës “Tefta Tashko”, shkruan Mitropol.
Deri tek ky vendim kishte ardhur për shkak të nevojës për hapjen e rrugës “problematike”, “Ali Zeneli” në Mitrovicë.
E në anën tjetër shkolla e muzikës veprimtarinë e saj po e vazhdon në ish objektin e armatës aty ku tashmë ndodhet Muzeu i Mitrovicës.
Në kushte jo të mira nga ai objekt po formohen kuadro profesionist të muzikës shqiptare dhe jo vetëm.
Halli i mitrovicasve tashmë është ndërtimi i objektit të shkolles së muzikës, gjë e cila vështirë se do të ndodh.
Kryetari i Mitrovicës Hamza, u ballafaqua me kërkesat e qytetarëve mitrovicas në takimin që ai e zhvilloi me Democracy Plus.
Njëra nga kërkesat që u theksua aty ishte ndërtimi i objektit për shkollën e muzikës, objektin e vjetër të së cilit Hamza kishte marrë vendim ta rrënonte.
Se a do të ketë mundësi Komuna ta ndërtoj një objekt të ri për këtë shkollë, mbetet të shihet. /Mitropol/








