Aurora Group
02LAJME

Bashkësia Islame e Mitrovicës shpall konkurs për vend pune, kjo është pozita që kërkohet

KBI Mitrovicë në mbledhjen e mbajtur me datë 27.07.2022 merr vendim të shpall konkurs për plotësimin e vendit të lirë të punës: MUEZIN në xhaminë Bajrampasha Isa Beg – Mitrovicë.

KANDIDATËT E INTERESUAR DUHET TI PLOTËSOJNË KËTO KUSHTE:
1. Të kenë të kryer shkollën e Mesme
2. Të ketë përvojë pune si Muezin së paku 1 vit
3. Të mos ketë vërejtje në punën e tij nëse ka qenë i punësuar më heret
4. Ti përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Kosovës, Rregulloreve, vendimeve dhe udhëzimit administrativ të Kryesisë,
5. Të jenë të shëndoshë psiqikisht dhe fizikisht,
6. Të ketë zë të bukur

London

DOKUMENTET E NEVOJSHME
· Diploma e shkollës së mesme ,
· Çertifikata e lindjes,(ekstrakti)
VËREJTJE: Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të BI-së të Mitrovicës.
Konkursi mbetet i hapur 7 ditë nga dita e publikimit në faqen zyrtare të KBI-Mitrovicë
. Dokumentet e pakompletuara dhe të dorëzuara me vonesë nuk do të merren në shqyrtim.

Pellini