Pellini
02LAJME

Mujka thotë se PDK rahatoi militantët në konkurset në Arsim, Administratë e Shëndetësi

Ish-nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka ka kritikuar me zë të ashpër konkurset e Komunës së Mitrovicës në fushën e Arsimit, Shëndetësisë e Administratës, shkruan “Mitropol”.

Mujka ka thënë se në këto konkurse janë rahatuar bashkëpartiakët e PDK-së si shpërblim për aktivitetin e tyre gjatë zgjedhjeve të fundit lokale.

Dukato 1

Madje, Mujka vë në theks se shumë nga emrat në listat e të pranuarëve kanë mbyllur profilet e tyre në Facebook, pasi janë udhëzuar të bëjnë kështu deri sa të harrohet pak puna e rehatimeve partiake.

“Lirisht mund të thuani se edhe ju njëjtë keni vepru por unë me plot përgjegjësi them jo, se vota për ne ka qenë me shumicë popullore e jo klienteliste dhe mbi të gjitha ky Ekzekutiv është zgjedh për nivel akademik dhe “kthim të ligjshmërisë”.” shkroi mes tjerash Mujka.

Ndryshe, “Mitropol” ka raportuar në vazhdimësi për kurdisjet e fundit nëpër konkurse në fusha të ndryshme të qeverisjes Hamza.

Postimi i plotë nga Mujka:

Të nderuar bashkëqytetar, aktivist politik, përfaqësues të OJQ-ve, militant partiak e besa edhe shumë pseudo parimorë e moralistë.
Shikoni mirë listat e të pranuarve në konkurset e shpallura së fundi nga Komuna e Mitrovicës, në Arsim, Administratë e Shëndetësi (të cilat po largohen menjëherë nga fb i saj për shkak të komenteve negative), shënoni emrat e tyre dhe pas 1 muaji kërkojini profilet e tyre në facebook (sepse shumica e tyre janë udhëzuar t’i mbyllin ato derisa të harrohet pak kjo punë) dhe do të vërtetoni se pjesa më e madhe janë shpërblim për aktivitetin e tyre gjatë zgjedhjeve të fundit lokale.

Kaq për ligjshmërinë, meritokracinë dhe nivelin akademik të kësaj qeverisjeje aq shumë të proklamuar.
Lirisht mund të thuani se edhe ju njëjtë keni vepru por unë me plot përgjegjësi them jo, se vota për ne ka qenë me shumicë popullore e jo klienteliste dhe mbi të gjitha ky Ekzekutiv është zgjedh për nivel akademik dhe “kthim të ligjshmërisë”.

E cilës ligjshmëri po shihet, e kemi me pa edhe shumë më mirë në muajt në vijim.

Premium Store