
Fotografi ilustrative
Pesë persona kanë pësuar nga një aksident trafiku në mes të dy veturave në fshatin Vinarc të Mitrovicës, njofton “Mitropol”.
Nga aksidenti kanë marrë lëndime 3 meshkuj dhe 2 femra.
Të lënduarit janë bartur në spital për tretman mjekësor.
Raporti i plotë policor:
Fsh. Vinarc, Mitrovicë 10.08.2022-17:00 Dy vetura të udhëtarëve me drejtues meshkuj kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 meshkuj kosovarë dhe 2 femra kosovare. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor.








