Premium Store
02LAJME

3 persona arrestohen për rrëmbim dhe dhunim të 18 vjeçares në Mitrovicë

Si rezultat i hetimeve intensive gjatë ditës së sotme, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën e Jugut, kanë identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar, shtetas të Republikës së Kosovës për veprat penale Rrëmbim dhe Dhunim, njofton “Mitropol”.

Për veprën penale rrëmbim janë arrestuar H. M., 20 vjeçar dhe G. B. 21 ., vjeçar. Arrestimi i tyre është bërë mbi dyshimet e arsyeshme dhe provave të siguruara se në orët e mbrëmjes së datës 12 gusht 2022, në Mitrovicë, dy të dyshuarit kanë rrëmbyer viktimën femër/kosovare të moshës 18 vjeçare, të cilën me forcë e kanë futur në veturë, me çrast ndaj saj ishte ushtruar dhunë në forma të ndryshme duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman i nevojshëm mjekësor.

Aurora Group

Në kuadër të hetimeve të deritanishme hetuesit policor mbështetur në deklaratën shtesë të viktimës kanë arritur të zbulojnë se viktima e rastit të rrëmbimit muaj më parë kishte qenë viktimë e dhunimit nga i dyshuari B .M., 34 vjeçar, vepër kjo që nuk ishte raportuar nga viktima.

Lidhur me veprat penale janë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore perfshirë edhe bastisje në dy lokacione ku janë gjetur dëshmi materilae që nderlidhen me veprat penale.
Mbi dyshimet e arsyeshme dhe provat e siguruara, dy të dyshuarit H. M., dhe , po he G. B. 21., po hetohen për veprën penale Rrëmbim, ndërsa i dyshuari B .M., 34 vjeçar, po hetohet për veprën penale Dhunim.

Pas intervistimit, tre të dyshuarve me aktvendim të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Premium Store