Active 2
02LAJMESHNETA

Skandaloze: Gjinekologët mitrovicas po i neglizhojnë gjatë lindjes shtatëzënat që po kontrollohen jashtë Mitrovicës

Nëse jeni shtatëzënë dhe kontrollet për shtatëzënini i keni kryer në ndonjë ordinancë a spital privat jashtë Mitrovicës, trajtesa ndaj jush në spitalin e qytetit do jetë e mangët.

Kjo nga xhelozia e gjinekologëve mitrovicas që kontrollet s’janë kryer tek ta a tek kolegët e tyre mitrovicas, njofton “Mitropol”.

Premium Store

Një qytetar është ankuar në redaksi se mjekët në Mitrovicë as s’e morën parasyshë gjatë lindjes një familjare të tij e cila kontrollet i kishte kryer jashtë Mitrovicës.

“Shko në Prishtinë, kush të ka pru këtu”, është shprehur me një shtatëzënë që ishte duke lindur dje në Spitalin e Mitrovicës, një gjinekologe, emri i së cilës është i njohur për redaksinë.

Qytetari tregon se po të mos ishte për ndihmën e një mjeku në spital, shtatëzëna mitrovicase rrezikonte lindjen e fëmisë së saj.

Koha