
Përgjatë magjistrales Mitrovicë-Rashkë, në veri të Kosovës, situata është e qetë.
Por, në këtë pjesë të territorit po vërehet prezencë e shtuar e trupave të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Në veri të Kosovës më 31 korrik dhe 1 gusht u rritën tensionet, pasi serbët lokalë ngritën barrikada për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës: atë për targat dhe dokumentet serbe.

Barrikadat u hoqën, por NATO ka përsëritur se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë, nëse rrezikohet stabiliteti./ Radio Evropa e Lirë








