
Një rast jo i zakonshëm vjedhjeje është regjistruar dje në Vushtrri.
Një ankues ka dorëzuar ankesë në Policinë e Kosovës pasi është kanosur nga një hajn pemësh që i kishte hyrë në bashqen e shtëpisë, njofton “Mitropol”.
“Ankuesi mashkull kosovar raportuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar të cilin e kishte takuar duke i vjedhur pemë në pronën e tij.”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti është iniciuar si “Kanosje dhe Vjedhje në tentativë”.







