Aurora Group
02LAJMESHNETA

Çfarë po ndodhë me qeverisjen në Vushtrri? Kryetari Idrizi pëlqen komentet ku drejtori i Shëndetësisë cilësohet si ‘katastrofë’

Ankesave për drejtorin e Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Nexhmedin Rashicën s’po u vie fundi. Qytetarë të shumtë po ankohen për shërbimet shëndetësore që po ofrohen në këtë komunë, shkruan “Mitropol”.

Madje, disa prej tyre pakënaqësitë me drejtorin Rashica, babain e futbollistit Milot Rashica i kanë shprehur edhe në statusin e kryetarit Ferit Idrizi ku ky i fundit tregon për vizitën që ua bëri mantelbardhëve bashkë me drejtorin e Shëndetësisë.

Active

E këto komente ku po ‘i shahet’ drejtori i tij, po i pëlqejnë edhe Ferit Idrizit, të cilave ua ka bërë edhe ‘like’ në Facebook.

“Drejtor i shëndetësis në Vushtrri ma katastrofë se Nexhi kurr nuk ka pasë.”, “Mir shum ngrehja veshin pak ati nexhi se nuk osht krejt bardh ka ankesa te qytetart bajagi goxha”, janë vetëm dy nga disa komentet negative për drejtorin Rashica të cilat i ka pëlqyer kryetari Idrizi, përcjell “Mitropol”.

Me pëlqimet që i ka bërë këtyre komenteve kryetari Ferit Idrizi duket se po jep sinjale për shkarkimin e drejtorit Nexhmedin Rashica dhe emërimin e dikujt tjetër në vend të tij.

Kritika për punën e Rashicës ditë më parë pati edhe ish-drejtori i Shëndetësisë nga radhët e VV-së, Sylejman Meholli i cili kishte theksuar se në kohën sa ishte ai drejtor në laboratorin e QKMF-së punoheshin 19 analiza ndërsa në kohën e Rashicës po punohen vetëm 3 sosh.

Ndryshe, Idrizi kishte shkarkuar nga detyra edhe ish-drejtoreshën e Inspeksionit, Shqiponjë Hajdari Mikushnica pas raportimit ekskluziv të “Mitropol” se e njejta nuk gjendej në vendin e punës as pas pauzës, shkarkim ky të cilin më pas e arsyetuan si dorëheqje e vullnetshme, gjë të cilën e kishte mohuar vet Mikushnica në një koment në Facebook./Mitropol/

Dukato 1