Bahtiri: Unë i lexoj dhe i flas disa gjuhë por mediat u paguan t’më quanin analfabet, jam menaxher i rangut global

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, si i ftuar në një emision televiziv mbrëmë ka deklaruar se është hatruar me shumë medie pasi thotë se ishin paguar me shuma të mëdha për të shpifur ndaj tij.
Ai thotë se është njohës në shkrim-lexim dhe në të folur në disa gjuhë, por se mediet e quajtën analfabet të gjuhës shqipe, shkruan “Mitropol”.
“Merre me mend, njeriut si unë, menaxher global, kanë thënë se s’di me lexu shqip. Unë i lexoj dhe i foli disa gjuhë, e jo për shembull shqip mos me ditë me lexu. Kjo është e tmerrshme.”, ka thënë Bahtiri.
Ai veç kësaj ka folur edhe për shumë tema tjera si nacionale ashtu edhe lokale./Mitropol/
‘Merrne me mend, thojshin nuk din me lexu’ – Agim Bahtiri akuzon mediat për humbjen që e pësoi në Mitrovicë
#ATV #LIBERO
Posted by ATV LIVE on Monday, September 19, 2022








