Medi
02LAJME

Bahtiri: Le t’ma gjen dikush veç 1 korrupsion që e kam bë qito 8 vite

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se për 8 vite sa ishte kryetar i Mitrovicës nuk e ka pasur asnjë aferë korruptive, shkruan “Mitropol”.

I ftuar në një emision televiziv, Bahtiri tha se askush s’mund të gjejë as veç një diçka në qeverisjen e tij që kishte të bënte me korrupsion.

Medi

“Le t’ma gjen dikush veç 1 korrupsion që e kam bë qito 8 vite apo ndonjë njeri që u marrë me korrupsion prej Komunës së Mitrovicës.”, tha Bahtiri në një emision televiziv, transmeton “Mitropol”.

Ai madje tha se PDK i ndejti mbi kokë duke e dërguar çdo lëndë të tij nëpët Gjykata e instanca më të larta por siç thotë ai nuk kanë arritur të gjejnë asnjëherë asgjë.

Ndryshe, Bahtiri i ka humbur zgjedhjet lokale në Mitrovicë gjatë vitit të kaluar karshi Bedri Hamzës së PDK-së i cili e mundi Bahtirin pa balotazh./Mitropol/

‘Merrne me mend, thojshin nuk din me lexu’ – Agim Bahtiri akuzon mediat për humbjen që e pësoi në Mitrovicë

‘Merrne me mend, thojshin nuk din me lexu’ – Agim Bahtiri akuzon mediat për humbjen që e pësoi në Mitrovicë

#ATV #LIBERO

Posted by ATV LIVE on Monday, September 19, 2022

Koha