Active 2
02LAJME

Bahtiri: Bedri Hamzën e kam kryetar timin, më ka në dispozicion 24 orë

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka dhënë mbrëmë një deklaratë e cila ka ngjallir reagime dhe habi të madhe.

Ai ka deklaruar se Bedri Hamzën e ka kryetar të tij dhe se ndodhet 24 orë në dispozicion për t’i ndihmuar për çkado, shkruan “Mitropol”.

Dukato 1

Këto deklarata Bahtiri i bëri në një emision televiziv ku ishte i ftuar si mysafir. Ai mes tjerash tha se do ta respektojë Bedri Hamzën deri në fund si kryetar të Mitrovicës.

”Atë ditë kur ja kam dorëzuar burrërisht postin kemi biseduar dy orë me Hamzën. I kam treguar për projektet që kanë mbetur në gjysmë dhe për problemet e papërfunduara me pjesën e veriut dhe i kam thënë se çdo herë kur ke nevojë diçka, unë jam gati 24 orë në dispozicion për të ndihmuar.”, ka thënë Bahtiri.

Ish-kryetari mes tjerash ka deklaruar se nuk ka asnjë urrejtje për pasardhësin e tij në detyrë dhe se e respekton si kryetar komune./Mitropol/

'Merrne me mend, thojshin nuk din me lexu' – Agim Bahtiri akuzon mediat për humbjen që e pësoi në Mitrovicë

'Merrne me mend, thojshin nuk din me lexu' – Agim Bahtiri akuzon mediat për humbjen që e pësoi në Mitrovicë

#ATV #LIBERO

Posted by ATV LIVE on Monday, September 19, 2022

Active