Dukato 2
02LAJME

Inspeksioni ia ‘zë derën’ QTA-së pas raportimit të “Mitropol”, i kanë larguar akulloret pa afat

Inspeksioni i Komunës së Mitrovicës sot ka shkuar për inspektim në marketin QTA në Shipol të Mitrovicës, njofton “Mitropol”.

Ky inspektim vie pas raportimit të mbrëmshëm të “Mitropol” se marketi QTA po shet akullore me afat të skaduar para një muaji, raportim ky i cili alarmoi Inspeksionin.

Pellini

Për të inspektuar gjendjen në terren doli vet drejtori Valon Brahimi, i cili tha për “Mitropol” se nuk hasën në produktin në fjalë.

”Mitropol” ka siguruar edhe fotografitë e inspektimit në QTA, ku veç drejtorit Brahimi ishte edhe kryeinspektori Blerim Hyseni.

Marketi ka larguar nga shitja produktin menjëherë pas raportimit të “Mitropol”, pas ankesave të një qytetareje e cila me faturën e blerjes dëshmoi se kishte blerë 6 akullore, 4 nga të cilat ishin me afat të skaduar qysh në muajin gusht.

KËTU mund ta shihni raportimin e mbrëmshëm të ”Mitropol”.

Kujtojmë se muajin e kaluar, pronari i marketit, Agron Durmishi ishte kërcënuar nga një qytetar i cili pasi ia kishte fyer e sharë familjen, e kishte kërcënuar se do ia digjte marketin bashkë me stafin e punëtorëve brenda.

Pellini