Medi
02LAJME

Dy të lënduar nga aksidenti ku u përfshi vetura e njësitit FIT të Policisë

Foto ilustrim

Dy persona kanë përfunduar në spital pas një aksidenti të mbrëmshëm mes një veture civile dhe veturës së njësiteve FIT të Policisë së Kosovës.

”Mitropol” raportoi mbrëmë për rastin, gjersa sot për portalin foli zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Medi

Ai konfirmoi se në aksident ishin përfshirë dy vetura me ç’rast dy persona kanë pësuar lëndime.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Nadakovc, prej ku dy persona janë dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente të spitalit të Vushtrrisë.

Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi shoferi i veturës private ka bërë shkyçje të pasigurt nga rruga, me ç’rast ka goditur veturën e Policisë./Mitropol/

Weelnes