Pellini
02LAJME

Bedri Hamza, kryetar i një qyteti me barkë në mes të rrugës së mbushur bar

Bedri Hamza është kryetari i parë që arrinë të udhëheqë me një komunë ku barkat nuk ndodhen në ujë por në mes të rrugës.

Më 25 shtator të këtij viti “Mitropol” rifreskoi raportimin e 21 gushtit ku ngritej shqetësimi për një barkë që ishte zvarritur nga Liqeni Akumulues e që ishte bllokuar në lumin Ibër.

Tripika

Në këtë raportim të “Mitropol” i apelohej Komunës së Mitrovicës që si institucion gjegjës të kryente largimin e barkës nga hapësira ku ishte bllokuar në Ibër.

Sot më 4 tetor “Mitropol” ka vëzhguar se barka është larguar nga lumi, gjersa ende nuk dihet se kush e ka nxjerrë në breg. Por, megjithatë ajo përsëri është vendosur diku ku nuk takon, në mes të rrugës që dikur ishte shetitore e Kej-it.

Ky vend tashmë është kthyer në djerrinë barërash e ku bari që ka mbirë në mes të rrugës ka arritur në nivel të gjurit, si pasojë e mosangazhimit institucional.

Madje, nga mbetjet e punimeve paraelektorale në Mitrovicë dikush ka krijuar shkallë të improvizuara, sikur për t’u tallur me mjerimin që ka kapluar këtë qytet që dikur njihej për djep të kulturës, përcjell “Mitropol”.

Menaxhimi i dobët i qeverisjes Hamza ka bërë që qytetarët ta kërkojnë qeverisjen e Agim Bahtirit, kohë kjo në të cilën të paktën punohej diçka. Qysh prej ardhjes së Hamzës në pushtet në shetitoren e Kej-it nuk është lëvizur as një gur i vetëm./Mitropol/

Koha