Medi
02LAJME

Policia e konfirmon për “Mitropol”: Dyshohet për një rast të vetëvrasjes në veri

Një person dyshohet se ka kryer aktin e vetëvrasjes në veri të vendit, njoftojnë burime të “Mitropol”.

Rrethanat e vetëvrasjes dhe identiteti e nacionaliteti i viktimës janë ende të panjohura, gjersa akti është kryer në Zubin Potok.

Aurora Group

Se ekziston dyshimi për një rast të vetëvrasjes e konfirmoi për “Mitropol” zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës – Veri, Besim Hoti.

“Policia nuk mund ta percaktoj rastin si vetevrasje, por si vdekje te dyshimte, me elemente te mundshme te vetevrasjes.”

Hoti tha për “Mitropol” se hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin./Mitropol/

Koha