Premium Store
02LAJMESHNETA

Vazhdojnë skandalet në Shëndetësinë e Vushtrrisë: Asnjë rentgen i dhëmbit s’u krye për gjashtë muaj

Skandalet në sektorin e Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë nuk po dijnë të ndalur. Prej kur në pushtet erdhi qeverisja e Ferit Idrizit, ky sektor ka pësuar një kolaps kolektiv, shkruan “Mitropol”.

Sektori me të cilin udhëheq stomatologu Nexhmedin Rashica po tregon paaftësi në kryerjen e rentgenëve të dhëmbit, gjë që paraqet skandal në vete.

Active 1

”Mitropol” ka siguruar dokumentin nga raportimi zyrtar i qeverisjes për gjashtë mujorin e parë në pushtet, raport ky në të cilin dëshmohet se në QKMF-në e Vushtrrisë nuk është kryer as edhe një rentgen i dhëmbit për periudhën janar-qershor 2022.

Nuk ka informata nga drejtoria nëse shërbimi i rentgenit është mbyllur pët shkak të defekteve apo kanë filluar t’i shërbejnë interesave të ordinancave private që ofrojnë rentgen të dhëmbit.

Por, për dallim nga qeverisja PDK, në kohën sa në pushtet ishte Xhafer Tahiri në QKMF-në e Vushtrrisë për të njejtën periudhë të vitit 2020 ishin kryer hiç më pak se 235 rentgenë, ani pse ishte kohë pandemie, gjersa në atë të vitit 2019 ishin kryer gjithsej 377 sosh.

Ka kohë që në qarqet politike në Vushtrri përflitet një shkarkim i mundshëm i drejtorit Rashica nga kryetari Idrizi për shkak të performancës së dobët, mirëpo nuk dihet nëse diçka e tillë do ndodhë me të vërtetë./Mitropol/

Premium Store