Ku Bedri është Hamza? – Shkolla “Eqrem Çabej” me të cilën lavdërohej është në gjendje tmerri, fëmijët sëmuren nga papastërtia

Por, gjendja në shkollën “Eqrem Çabej” pas përfundimit të punimeve në pjesën e jashtme të objektit po lë shumë për të dëshiruar, shkruan “Mitropol”.

Pas përfundimit të pjesës së jashtme, kompania që kreu punimet la të gjitha mbetjet e punimeve në oborrin e shkollës, duke e kthyer këtë ambient në një depo mbetjesh, ani pse është e destinuar për fëmijët e klasëve 1-9.

Por, kjo nuk është e tëra. Për shkak të mbeturinave, punëve gjysmake dhe pluhurit të lënë në ambientet e brendshme, ani pse mësimi filloi me vonesë, shkolla nuk është e gatshme të shfrytëzohet nga nxënësit.
Megjithatë, nxënësit po obligohen të ndjekin mësimin nëpër klasët me pluhur e me xhama të ndotur, me ç’rast disa prindër kanë raportuar në “Mitropol” se fëmijëve të tyre me alergji në pluhur u janë paraqitur probleme shëndetësore, për shkak të gjendjes sanitare të shkollës.
Pas këtyre rasteve, prindërit kanë adresuar kërkesat e tyre në “Mitropol”, duke kërkuar që shkolla të marrë masa të menjëhershme për pastrimin e dritareve dhe ambienteve të brendshme e të jashtme.

Burime të “Mitropol” kanë njoftuar se punimet brenda shkollës planifikohet të vazhdojnë tek në vitin e ardhshëm, meqë shkolla është obliguar të fillojë mësimin dhe koha nuk ka premtuar që punimet të kryheshin edhe brenda, prandaj hapësirat e brendshme kanë mbetur në gjendje mjerimi e pa pastrim.

Ani pse shkolla ndodhet në këtë gjendje, ky fakt nuk i pengoi kryetarit të komunës të krekosej me punimet gjysmake të kryera në te./Mitropol/








