Medi
02LAJME

Shtëpitë në Frashër ende të thata, Komuna s’kryen punë për lëshimin e rrymës

U premtua se do lëshoheshin për banim qysh nga dhjetori i vitit 2021 kur Halil Kastrati u prit nga Bedri Hamza në Komunë.

Por, edhe pse u përuruan më 19 gusht, banorët e 40 shtëpive të ndërtuara nga “Jetimat e Ballkanit” dhe “Qatar Charity” ende nuk po arrijnë të futen në shtëpitë e tyre.

Aurora Group

Shkak për këtë po del të jetë mungesa e furnizimit me rrymë, çështje kjo që u prezantua si punë e kryer, pas takimit që kryetari Hamza pati me kryeshefin ekzekutiv të KEDS, Alpin Dogan, më 7 shtator të këtij viti.

Banorët janë ankuar për këtë problem me të cilin po përballen, duke potencuar se komuna i injektoi me shpresa të thata, gjersa ata po druhen se dimrin do e presin pa shtëpitë të cilat iu dhanë atyre me një ceremoni madhështore në sytë e publikut./Mitropol/

Pellini