
Gjatë ditës së sotme një grua ka rënë në lumin Ibër me veturën e saj, njofton Mitropol.
Rasti do të përfundonte me tragjedi nëse gruaja nuk do të shpëtohej nga dy persona kalimtarë në afërsi fë vendit të ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, derisa gruaja është nxjerrë nga uji, ndihma e parë asaj iu është ofruar nga pjestarët e KFOR-it.
Aktualisht qytetarja është jashtë rrezikut për jetë. /Mitropol/








