Medi
02LAJMESHNETA

“Ferit Idrizi u ndërgjegjësua se Drejtorinë e Shëndetësisë e ka inekzistente dhe të kolapsuar në tërësi”

Të gjitha komunat në Kosovë po e shënojnë tetorin si muaj i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit me aktivitete të ogranizuara nga Drejtoritë e Shëndetësisë, por jo edhe Komuna e Vushtrrisë, shkruan “Mitropol”.

Çuditërisht, aktivitetet ndërgjegjësuese të pakta e simbolike po organizohen nga Drejtoria e Administratës.

Tripika

E arsye për këtë, ish-drejtori i Shëndetësisë, tashmë kryetari i VV-së në Vushtrri, Sylejman Meholli thotë se është ndërgjegjësimi i Ferit Idrizit se Drejtorinë e Shëndetësisë e ka inekzistente dhe të kolapsuar në tërësi.

Meholli ka ftuar publikisht kryetarin Idrizi që ta deklarojë publikisht dështimin total në shëndetësi për vitin e parë pasi sipas tij kjo po shihet edhe nga Stambolli, por që sipas tij, ani pse këtë po e sheh edhe vet Idrizi, s’po ka guxim e as pushtet për ta ndryshuar, arsyet për të cilat thotë se i di vet ai.

Meholli ka arritur ta siguroj edhe postimin e publikuar në faqe të Komunës ku njoftohet për aktivitetin e shënuar nga Drejtoria e Administratës, postim ky që më pas u fshie nga faqja e Komunës së Vushtrrisë.

 

 

 


“Mitropol” nga burime të veta ka arritur të siguroj informata se drejtori i Shëndetësisë, Nexhmedin Rashica tash e afro dhjetë ditë ndodhet në Turqi dhe nuk pritet të kthehet deri në fund të muajit, përkundër gjendjes në shëndetësinë e Vushtrrisë.

Postimi i plotë i Mehollit:

Tetori i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, e ka ndërgjegjësuar edhe kryetarin e komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizin se Drejtorinë e Shëndetësisë e ka inekzistente dhe të kolapsuar në tërësi.

Prandaj organizimet e senzibilizimit dhe edukimit nga fusha e shëndetësisë për shenim të këtij muaji po i bënë me Drejtorinë e Administratës dhe Njësitin Komunal për të Drejta të Njeriut në kuadër të kësaj drejtorie, si as një komunë tjetër, në Republikën e Kosovës. Fundja se kap dot as logjika.

Ftesën e njejtë e publikuan në faqen zyrtare të komunës sot më 18.10.2022 pasi veç është mbajtë aktiviteti e pastaj e larguan postimin, por të pakten arrita ta shkarkoj ftesën!!! Bashkagjitur gjeni edhe aktivitetin modest të datës 06.10.2022, po ashtu të organizuara nga Drejtoria e Administratës!

Kurrë nuk është vonë me pranu publikisht dështimin total në shëndetësi për vitin e parë kryetar, prandaj dil edhe thuaje me zë jo vetëm shkrim e me ftesa, po e shohin të gjithë, po duket nga Stambolli! Thuaje dhe pranoje se po e sheh por nuk po ke fuqi as guxim e as pushtet për të vepruar, ti e din pse?!!! Qytetarët po flasin për këtë. Dështimin ke kohë për ta përmisuar akoma, ama dorëzimin e pafuqinë për të vepruar nuk ta falin dot qytetarët që ju premtoje 99 fije me ta dhe veç një me partinë!

Me keqardhje,

Dr. Sylejman Meholli

Weelnes