Medi
02LAJME

Shpërthimi i gypave të ujit lë pa ujë fshatin më të madh në Mitrovicë

Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica” ka njoftuar se ka shpërthyer gypi kryesor i furnizimit në fshatin Frashër.

Ky shpërthim ka bërë që fshati më i madh në Mitrovicë, fshati Kçiq të mbetet pa ujë, shkruan “Mitropol”.

Dukato 1

Sipas njoftimit, ekipa e mirëmbajtjes është në vend të ngjarjes por për shkak të rrjedhjes së madhe të ujit, dhe baltës së krijuar rreth gypit u është pamundësuar intervenimi i menjëherëshëm.

Njoftimi i plotë:

Frashër – Shpërthen gypi kryesor i furnizmit në Frashër.

Si pasojë e pëlctjes së gypit kryesor furnzues DN 280mm në Frashër e i cili furnizon me ujë të pijes fshatin Kçiq, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes për tërë fshatit Kçiq dhe Rr. “Hekurudha” në Frashër.

Ekipa e mirëmbajtjes është në vend të ngjarjes por për shkak të rrjedhjes së madhe të ujit, dhe baltës së krijuar rreth gypit u është pamundësuar intervenimi i menjëherëshëm.

Mirëpo, në momentin që krijohen kushtet për interevenim, ekipi do të filloj riparimin e rrjedhjes dhe rikthimin e furnizimit me ujë të pijes.

Ju faleminderi për mirëkuptimin tuaj!

Dukato 1