LAJMI I FUNDIT: Këto fshatra të rajonit të Mitrovicës mbesin pa ujë pas shpërthimit të gypit furnizues

Para pak minutash ujësjellësi rajonal “Mitrovica”, ka njoftuar se disa fshatra të Vushtrrisë kanë mbetur pa ujë, shkruan Mitropol.
Kjo si pasojë e shpërthimit të një gypi të rëndësishëm.
Ujësjellësi njoftoi se fshatrat që kanë mbetur pa ujë janë: Sfaraqak, Nedakoc, Pestovë, dhe Lum i Madh.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM
Si pasojë e shpërthimit të gypit furnizues në fshatin Sfaraqak, pa furnizim me ujë të pijes kanë mbetur keto lokalitete: Sfaraqak, Nedakoc, Pestovë, dhe Lum i Madh.
Riparimi i gypit parashihet të kryhet të henën kur edhe pritet të rikthehet furnizimi me ujë të pijes.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!








