
Banori i “Kroit të Vitakut” në Mitrovicën e Veriut Nazmi Ismajli, ka thënë se kushtet e shqiptarëve në këtë zonë janë shumë të vështira.
Ismajli në një intervistë në emisionin Info Magazine në Klan Kosova tha se ndihen të lënë anash nga Qeveria e Kosovës.
“Situata e shqiptarëve është shumë e keqe. Punësim nuk ka, kushtet i kanë të vështira, shkollë nuk ka këtu, ambullantë s’ka, transport për banorë dhe nxënësve nuk ka. Qeveria na ka lënë anash prej që ka ardhur. I bëj thirrje kryeministrit që të ketë komunikim sa më shumë me banorët e veriut”, tha ai.
Ai theksoi se situata e sigurisë pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është dhe aq e qetë.








