Tre persona përfundojnë në spital nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë ku u dogj një veturë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur natën e mbrëmshme në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, shkruan “Mitropol”.
Aksidenti më saktë ka ndodhur afër mobilerisë Binni ku një veturë e tipit Golf 4 është djegur gati tërësisht.
Nga aksidenti kanë pësuar lëndime tre persona të cilët janë dërguar për trajtim në spital.
Këtë e ka konfirmuar për “Mitropol” edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Jugore, Avni Zahiti.
“Në ora 22;00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë zona në fshatin Stanovc, aksident me lëndime dy vetura te perfshira tre persona të lënduar!”
Në vazhdim gjeni dy video nga ky aksident të siguruara nga Vushtrria Online.








