Aurora Group
LAJME

Pas hedhjes së raketave ruse në Poloni, reagon Estonia anëtare e NATO-së

Ministria e Punëve të Jashtme të Estonisë ka shprehur shqetësim pas raportimeve se raketat ruse kanë vrarë dy persona në Poloni, që është shtet anëtar i NATO-s.

“Lajmet e fundit nga Polonia janë më shqetësuese. Ne jemi duke u konsultuar ngushtë me Poloninë dhe aleatët e tjerë. Estonia është e gatshme të mbrojë çdo centimetër të territorit të NATO-s”, shkroi kjo ministri në Twitter.

Medi

“Ne jemi në solidaritet të plotë me aleatin tonë të ngushtë Poloninë”, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka thirrur një takim urgjent të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Polonisë, në lidhje me këtë.

Weelnes