Pse nuk reagoi KFOR-i e Policia e Kosovës, kur u sulmua nxënësi shqiptar e kameramani? Flet gazetari Duriqi

Teksa ka rrëfyer sulmin ndaj kameramanit me të cilin ishin bashkë duke xhiruar në veri të Mitrovicës, gazetari Visar Duriqi ka kritikuar Policinë e Kosovës dhe pjesëtarët e KFOR-it që nuk ndërhyrnë pas kësaj situate.
Duriqi karabinierët e KFOR-it Italian, i ka quajtur një shaka të madhe, pasi sipas tij, të njëjtit nuk reaguan as kur kameramani dhe një nxënës shqiptar u sulmua në ato çaste.








