Plaçkitje me armë zjarri në pikë të ditës në një institucion financiar në qendër të Mitrovicës, Policia në vendngjarje

Një plaçliktje ka ndodhur para pak minutash në qendër të Mitrovicës, njofton Ditori.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë” ku frekuentimi i qytetarëve është pothuajse më i madhi në qytet.
Siç bëjnë të ditur dëshmitarët për “Mitropol”, plaçkitja dyshohet se u krye nën kërcënim të kallashnikovëve.
Policia kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke i marrë në pyetjet punëtorët e institucionit financiar “Finca” ku edhe ka ndodhur plaçkitja./Ditori/









