Medi
02LAJME

Policia konfirmon grabitjen në FINCA, paratë u vodhën nën kërcënimin e armës

Sot në ora 11:55 një person ende i paidentifikuar kreu një grabitje me armë në institucionin mikrofinanciar “Finca” neë rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, shkruan “Mitropol”.

Burime të “Mitropol” njoftuan se grabitja e parave u krye nën kërcënimin e armës. Këtë për “Mitropol” e konfirmoi zyrtarisht edhe Policia e Kosovës përmes zëdhënësit të saj për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti.

Active 1

Zahiti konfirmoi se Policia tashmë është vënë në kërkim të personit i cili është përshkruar nga punonjësit e institucionit ku është kryer grabitja.

“Njësitë e policisë janë aktivizuar menjëherë për kërkimin e personit i cili është përshkruar nga punonjësit e institucionit ku është kryer grabitja.”, tha Zahiti për “Mitropol”.

“Sipas informatave, dyshohet se nën kërcënimin e armës personi i dyshuar ka grabitur një shumë të parave nga institucioni në fjalë dhe ka ikur në drejtim të panjohur.”, tha ai.

Njësitë përkatëse janë duke zhvilluar hetime në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar dhe mbledhjen e provave relevante në lidhje me këtë rast./Mitropol/

Active 1