
Foto ilustrim
Një shtëpi është goditur nga rrufeja sot në orët e hershme të mëngjesit në Vushtrri, njofton “Mitropol”.
Shtëpia e goditur gjendet në rrugën “Gjon Buzuku” në afërsi të qendrës së qytetit.
Për fat të mirë, nuk pati pasoja në njerëz nga goditja dhe dëmet ishin vetëm materiale.
Si pasojë e goditjes është ndërprerë edhe rrjeti i internetit në lagje, gjersa banorë të lagjes bëjnë të ditur për “Mitropol” se u doli gjumi nga zhurma e madhe që shkaktoi goditja rreth orës 04:00 të mëngjesit.
Ndryshe, nga rreshjet e mëdha mbrëmë janë shkaktuar edhe vërshime të shumta në regjion./Mitropol/
Kliko KËTU për të parë VIDEON.








