Gani Rama ankohet që nuk u rizgjodh drejtor i Shkollës së Mjekësisë sërish pas 9 vitesh, një mal gabimesh drejtshkrimore

Gani Rama, tashmë ish-drejtor i Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda” në Mitrovicë është ankuar që pas 9 vitesh shërbim nuk ka arritur të rizgjidhet në pozitën e drejtorit të këtij insitucioni arsimor, shkruan “Mitropol”.
Në një tekst përplot me gabime drejtshkrimore, ku nuk arrinë që ta shkruaj drejt as emrin e drejtimit të shkollës që udhëhoqi, pra shkollës së Mjekësisë i referohet me gabim drejtshkrimor si ‘shkollës së mesme të mjekësis”, pa ë-në fundore, Rama thotë se Drejtoria e Arsimit eliminoi nga gara një doktor shkence, një doktor të stomatologjisë dhe specializant të ortodoncisë dhe kirurgjisë maksilofaciale si dhe një inxhinier e magjistër të farmacisë.
Ai tutje ankohet se për këtë punë ka sakrifikuar kohën që do mund t’ia kushtonte familjes.
Në bazë të vendimit që ka siguruar “Mitropol”, në pozitën e drejtorit të kësaj shkolle u zgjodh Dritë Zaraj Qamili me 85.16 pikë.


Ndryshe, veç në Shkollën e Mesme të Mjekësisë janë shpallur rezultatet edhe për tre drejtorë të shkollave fillore. Kujtojmë se konkursi i fundit i DKA-së mbeti thuajse pa aplikime pasi për shumicën e pozitave të shpallura nuk pati aplikime të mjaftueshme.
Postimi i plotë i Gani Ramës:
Në këtë kohë kritike shprehi që:
– Pas një përvoje të gjatë 9 vite, si drejtor i shkollës së mesme të mjekësis “Dr. Xheladin Deda” në Mitrovicë.
– Komuna e Mitrovicës ( drejtoria e arsimit) vendosi që të eleminoj:
1 doktorë shkence.
1 dr të stomatologjisë spcz i Ortodoncisë dhe K.Maxillofaciale
Dhe mua si magjistër i farmacisë dhe ing.
Në konkursin e fundit.
NUK E DI SI TA QUAJ KËTË ???
– Gjatë këtyre viteve jam munduar që të punoj duke sakrifikuar gjënë më të shenjtë kohën për FAMILJEN e për të cilën do ta bëjë edhe 10 herë vetëm e vetëm që brezat ton të dalin fitimtar gjë që po dëshmohet edhe në arenën ndërkombëtare.
– Në plan të parë ka qenë realizimi i shumë projekteve me sukses dhe fillimin e të tjera projekteve e që shpresoj që do të marrin fund nga strukturat tjera udhëheqëse. Sakrifica më e madhe ka qenë rregullimi i objektit të ri shkollor ku së bashku me prindërit dhe profesorët ne i’a dolëm. Po pra, ne fituam çdo gjë që na doli para. Shumë rreshta duhet shkruar për punën tonë. E falënderoj ZOTIN fuqi plot.








