Medi
LAJME

Këta janë dy të rinjët nga Kamenica që u rrahen keq nga bandat serbe në veri të Mitrovicës (Emrat)

Veriu i Kosovës, e veçanërisht komuna e Mitrovicës së veriut, vazhdon të jetë zonë e pasigurt për qytetarët e Kosovës.

Këtë e dëshmon edhe rrahja e dy shqiptarëve nga bandat serbe që ka ndodhur sot atje.

Active 1

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se sot janë rrahur rëndë dy shqiptarë nga bandat serbe në afërsi të burgut të Mitrovicës së veriut.

Veriu.info mëson se dy shqiptarët e rrahur janë Ardian Vokshi dhe Premtim Vokshi nga Kamenica.

Ata po marrin trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit të Mitrovicës së Jugut.

Rastin për Veriu.info e konfirmuar zëvendëskomandanti i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e veriut, Besim Hoti, i cili ka treguar se me rastin janë duke u marr hetuesit policor, por që nuk ma dhënë informacione më të hollësishme.

Veriu.info ka kontaktu me drejtoreshën e Spitalit të Mitrovicës, dr. Luljeta Zhubi, po të marrë informacion rreth trajtimit mjekësor të dy të rinjve, por ajo nuk ka mundur ta konfirmoj rastin duke u arsyetur se nuk ka informacion, pasi që gjendet jashtë Kosovës.

Premium Store