Aurora Group
LAJME

Shtatzëna 35 vjeçare dyshohet se u qëllua me disa plumba

Gruaja shtatzënë e cila është vrarë të mërkurën para Klinikës së Gjinekologjisë, ka qenë e shtrirë në këtë Klinikë, duke pritur për të lindur.

Sipas burimeve të KOHË-s, viktima fillimisht kishte dalë për të blerë diçka dhe derisa po qëndronte ulur para objektit të Gjinekologjisë, i dyshuari e ka qëlluar.

Premium Store

“I dyshuari e ka qëlluar fillimisht me një plumb viktimën, e pasi është rrëzuar, ka vazhduar të gjuajë disa plumba drejt saj”, tha burimi për KOHËN.

Koha