
Policia e Kosovës ka arrestuar dje rreth orës 18:00 dy përdorues të substancave narkotike, njofton “Mitropol”.
Arrestimi ka ndodhur në Kçiq të Madh të Mitrovicës ndërsa përdoruesve u janë gjetur 5.7 gram substanca të llojit marihuanë.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.”, njoftojnë nga Policia e Kosovës.








