
Në momentin kur zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë shkuar në Veriun e vendit, serbë kanë lëshuar sirenën, zhurmë kjo që nënkupton mobilizimin e serbëve në raste emergjente.
Rasti ka ndodhur në komunën e Zubin Potokut ku edhe janë thyer zyrat e KQZ.
Policia e Kosovës ende nuk ka konfirmuar rastin.
Mediumi serb ‘Kosovo Online’ ka spekuluar se anëtarët e komisionit zgjedhor komunal në Zubin Potok pas orës 12 kanë hyrë me dhunë në objektin e Komunës së Zubin Potokut, të shoqëruar nga policia speciale e Kosovës, shkruan “Mitropol”.
Kjo sipas tyre ka bërë që qytetarët që ndodheshin aty janë të rebelohen dhe t’i lëshojnë sirenat.
Ndryshe, burime të “Mitropol” brenda Policisë së Kosovës njoftojnë se zyrat e KQZ në veri u sulmuan nga serbët me shok-bombë./Mitropol/








