Aurora Group
02LAJME

Policia e Kosovës vendosë forcat e rendit në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka vendosur njësitet e rendit në pikat veriore në Lagjen e Boshnjakëve dhe në veri të vendit.

Këto zhvillime po vijnë pas ngjarjeve të fundit në veri dhe shpërthimeve të djeshme në Lagjen e Boshnjakëve dhe në Kodrën e Minatorëve. Një ditë më parë shpërthime pati edhe në zyrat e KKZ-së tek “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë Veriore dhe komunat tjera të veriut.

Medi

Sot Policia njoftoi se se ruajtja e rendit publik, garantimi i sigurisë, mbrojtja e jetës dhe pronës për të gjithë qytetarët pa dallim, janë ndër objektivat kryesore të Policisë së Kosovës.

“Mitropol” ndodhet në veri dhe po përcjellë zhvillimet e fundit.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj në realizimin e detyrave policore në shërbim të qytetarëve të vendit, komuniteteve pa dallim dhe ofrimin e sigurisë së përgjithshme në gjithë territorin e vendit.”, tha Pokucua në një komunikatë sot.

Vendosja e policëve të rendit po bëhet me qëllim të garantimit të sigurisë dhe rendit për qytetarët e veriut.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një konferencë për medie mbrëmë tha se në sulmet në veri të vendit u përfshinë edhe ish-zyrtarë policor që dhanë dorëheqje nga PK./Mitropol/

Pellini