Active 2
02LAJME

Traktori i ngarkuar me lakra lëvizte pa drita në drejtim të Mitrovicës, rrezikon shoferët (VIDEO)

Një traktor me prekolicë të ngarkuar me lakra ishte nisur mbrëmë në drejtim të Mitrovicës, njofton “Mitropol”.

Në videon që një lexues ka dërguar në redaksinë e “Mitropol” shihet traktori që lëvizte në drejtimin Vushtrri-Mitrovicë rrugën magjistrale pa drita fare.

Active

Ky veprim në trafik i traktoristit përveç që dënohet me ligj, shkakton edhe rrezik për shoferët e tjerë në komunikacion, duke ua rrezikuar sigurinë.

Lexuesi që ka dërguar videon ka shprehur indinjatën e tij për gjestin e këtij vozitësi të pakujdesshëm dhe ka kërkuar angazhim nga policia e trafikut për rastet si ky i djeshmi./Mitropol/

Ndiqni VIDEON duke klikuar KËTU

Active