Aurora Group
02LAJMESPORT

Policia jep detaje për katër policët që u sulmuan nga incidenti në ndeshjen Prishtina – Trepça

Policia e Kosovës njoftoi se katër zyrtar policor janë goditur me disa gjësende gjatë ndeshjes së basketbollit mes KB Prishtinës dhe KB Trepçes.

Sipas policisë, ata kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretaman mjekësor.

Aurora Group

Ndërsa rasti vazhdon të jetë nën hetime.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, mbrëmë ka reaguar pas dhunës ndërmjet tifozëve gjatë ndeshjes së basketbollit mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Çeku ka dënuar lëndimin e policëve dhe të tjerëve gjatë këtij incidenti.

“Në një periudhë aspak të lehtë për shtetin tonë për shkak të zhvillimeve në veriun e Kosovës, lëndimi i policëve në një ndeshje basketbolli është veprim i turpshëm, i papranueshëm dhe i dënueshëm. Sporti nuk është luftë. Palestrat dhe fushat e sportit nuk janë për “trimat” që kanë problem me vetëpërmbajtjen” – ka shkruar Çeku.

Për dhunën e mbrëmshme në ndeshjen e basketbollit mes KB Prishtinës dhe KB Trepça, ka reaguar edhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.

Rama tha se kjo dhunë është e papranueshme dhe nuk ka vend në kryeqytet e askund tjetër.

Gëzimi për fitoren e supërkupës nga KB Prishtina, Rama thotë se u zbeh nga dhuna e shfaqur.

“Sporti ka të bëjë me shpirtin garues në frymë tolerance e respekti reciprok, prandaj u bëj thirrje edhe tifozëve që ta kultivojnë një frymë të tillë.” – përfundoi ai.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar mbrëmë se kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, është ftuar të hënën për të raportuar para institucioneve rreth incidentit në ndeshjen finale ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

FBK e ka dënuar dhunën dhe huliganizmin në basketboll që ka ndodhur mes tifozëve gjatë ndeshjes finale Sigal Prishtina-Trepça.

“FBK do të analizojë ndeshjen e sotme dhe do të marrë masat e nevojshme. Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, është ftuar të hënën për të raportuar para institucioneve rreth incidentit të fundit” – ka njoftuar Federata përmes Facebookut.

Koha