Active 2
LAJME

Escobar: Barrikadat duhet të hiqen nga ata që i vendosen, ndaj një pjesë të mendimit me Kurtin

Gabriel Escobar, emisar amerikan për Ballkanin Perëndimor, thotë se barrikadat në veri duhet të largohen nga ata që i kanë vënë. Ai pajtohet “pjesërisht” me kryeministrin Albin Kurti se barrikadat janë të vendosura me ndikim të Beogradit.

Escobar, që këto dy ditë qëndroi në Prishtinë, thotë se lirimi i rrugëve të barrikaduara në veri duhet të bëhet nga autorët e tyre.

Active 1

“Ajo që dua të them ka të bëjë më pak me fajësim dhe më shumë me rrugën përpara. Realiteti është se ne kemi nevojë që të gjithë të kontribuojnë në proces dhe të gjithë të kontribuojnë në zgjidhjen e kësaj krize aktuale. Unë vërtet besoj se barrikadat duhet të hiqen nga njerëzit që i kanë vënë ato”, tha diplomati amerikan në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

“Por, ne gjithashtu duhet t’u ofrojmë atyre një rrugë diplomatike për t’i adresuar ankesat – përmes kanaleve politike dhe përmes kanaleve diplomatike. Kështu po e shohim ne krizën aktuale. Dhe përtej krizës, ne duhet të fillojmë të mendojmë për një kornizë më të qëndrueshme, në të cilën komunitetet në këtë vend mund të punojnë së bashku”, tha ai.

Escobar, i pyetur nëse ai pajtohet me Kryeministrin Albin Kurti, që thotë se prapa barrikadave të veriut qëndron Beogradi zyrtar, ka thënë se ndan një pjesë të mendimit me të.

“E ndaj një pjesë të këtij mendimi. Megjithatë, nisur nga diskutimet e mia me komunitetin [serb] atje, ata i kanë disa ankesa që duhen dëgjuar. Nuk mendoj se bojkoti dhe barrikadat janë mënyrë për ta bërë këtë. Por, unë mendoj se komunikimi i hapur, dialogu dhe pranimi se ka mungesë besimi mes dy komuniteteve, janë të rëndësishëm për të ecur përpara me sukses”, ka thënë Escobar. /Express/

Weelnes